Ruzhdi Shehu nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka arritur të sigurojë fitoren në zgjedhjet për kryetar të komunës së Junikut.
Sipas të dhënave të raportuara nga Gazeta Online Veriu.info, pasi u numëruan të gjitha votat, Shehu ka fituar me 55.92% të votave. Në garë, ai e mposhti kandidatin tjetër, Agron Kuçi, i cili mori 44.08% të votave.
Kjo fitore e Shehut shënon një sukses të rëndësishëm për LDK-në në këtë komunë.

Leave a Reply