Në rezultatet e fundit të publikuara nga KQZ për Mitrovicën e Jugut, kandidati i Vetëvendosjes, Faton Peci, po kryeson garën për kryetar.
Deri më tani, me mbi 95% të votave të numëruara, Peci ka grumbulluar 17,192 vota, duke përfaqësuar 53.57% të totalit. Në anën tjetër, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, ka marrë 14,900 vota, ose 46.43%.
Këto rezultate paraprake kanë bërë që mbështetësit e Vetëvendosjes të mblidhen para selisë së partisë, ku kanë brohoritur në mbështetje të liderit Albin Kurti. Atmosfera atje është karakterizuar nga entuziazmi dhe shpresa për fitoren e kandidatit të tyre.

Leave a Reply