Një incident ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku një burrë është arrestuar pasi goditi me veturë një zyrtar policor gjatë një ndalese për kontroll.
Ngjarja u raportua të dielën. Sipas burimeve nga Policia e Kosovës, i dyshuari, një mashkull kosovar, fillimisht nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndalur.
Më pas, pasi u arrit ndalimi i tij, ai lëvizi veturën mbrapa, duke goditur një nga zyrtarët policorë. Zyrtari i plagosur u transportua për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Leave a Reply