Christopher Hill fillon dëshminë në gjyqin e krerëve të UÇK-së

Christopher Hill, ish-emisari special amerikan gjatë konfliktit në Kosovë, pritet të dëshmojë sot në Gjykatën Speciale të Hagës në mbrojtje të Hashim Thaçit.

Fillimi i dëshmisë së tij është parashikuar për orën 14:00, pas një shtyrjeje të shkurtër për shkak të angazhimeve të mëparshme të Hill. Gjatë luftës në Kosovë, Hill luajti një rol të rëndësishëm si diplomat, duke marrë pjesë në negociatat e Rambujesë më 1999.

Ai zhvilloi disa takime me pjesëtarët e UÇK-së, përfshirë një vizitë në Janar 1999 në shtabin e UÇK-së në Likoc, së bashku me ambasadorin William Walker, për të ndërmjetësuar lirimin e 8 ushtarëve serbë të kapur rob. Në karrierën e tij diplomatike, Hill ka shërbyer si ambasador në disa vende, përfshirë Irakun, Korenë, Poloninë, Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Ai gjithashtu ka punuar si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin. Për punën e tij, Hill është nderuar me çmime të shumta, duke përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes.

Aktualisht, Hill punon për një organizatë lobuese në Serbi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *