Arian Tahiri humb mbështetje në balotazh krahasuar me raundin e parë

Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën e Jugut, nuk e ruajti mbështetjen e tij në balotazhin e fundit të mbajtur të dielën.

Në zgjedhjet e raundit të parë, më 12 tetor, Tahiri kishte fituar 47.57% të votave, ose 15,708 vota. Megjithatë, rezultatet preliminare të raundit të dytë tregojnë një rënie në 46.53%, me gjithsej 15,522 vota, duke mos përfshirë votat me postë dhe ato me kusht.

Pavarësisht aleancës së tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, koalicioni nuk shënoi suksesin e pritur. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishte paralajmëruar më parë për rrezikun e një koalicioni të tillë, duke sugjeruar që bashkimi me qytetarët do të ishte më i dobishëm.

Lladrovci kishte theksuar se koalicionet mund të largojnë votuesit e motivuar në garën e parë, dhe rezultatet e balotazhit e konfirmuan këtë parashikim, duke treguar një rënie të votave për Tahirin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *