Christopher Hill fillon dëshminë në gjyqin e Thaçit në Hagë

Në gjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, diplomati amerikan Christopher Hill, me kodin 1DW-008, është dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq.

Në këtë proces, një dokument është pranuar si provë materiale, duke përfshirë një video që do të përdoret gjatë dëshmisë së Hill-it. Kjo kërkesë nuk është kundërshtuar nga Prokuroria.

Dëshmia e tij është e kufizuar në tema të caktuara, sipas udhëzimeve të dhënësit të informacionit, ku dëshmitari ka të drejtë të mos përgjigjet në pyetje konfidenciale. Procesi gjyqësor ka filluar me paraqitjen e provave nga mbrojtja më 15 shtator 2025, duke vazhduar me dëshmitarë të tjerë të rëndësishëm si James Rubin dhe Paul Williams.

Gjykata ka caktuar 14 nëntorin 2025 si datën e përfundimit të mbrojtjes, ndërsa parashtresat përfundimtare do të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025. Aktakuza ndaj Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, e konfirmuar më 26 tetor 2020, i ngarkon ata me dhjetë pika për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre të para.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *