Basha zhvillon takim me sindikalistët e RTK-së dhe Radio Kosovës

Sot, para Kuvendit të Kosovës, u zhvillua një protestë nga Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës.

Ata u pritën nga kryetari i Parlamentit, Dimal Basha, i cili u takua me përfaqësuesit e tyre për të diskutuar rreth çështjeve të pagave dhe qëndrueshmërisë financiare të RTK-së. Gjatë takimit, Basha theksoi mbështetjen e tij të plotë për zgjidhjen e kësaj situate, duke nënvizuar se ekziston një mundësi ligjore për veprime, tani që Kuvendi është funksional.

Ai përmendi rëndësinë e formimit të komisioneve parlamentare, për të lejuar miratimin e Raportit të Shpenzimeve të RTK-së dhe procedimin e mjeteve përmes Thesarit të Republikës. Megjithatë, Basha vuri në dukje se për themelimin e komisioneve kërkohet pjesëmarrja e më shumë se gjysmës së deputetëve dhe miratimi nga shumica e thjeshtë.

Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve parlamentare që të mbështesin këtë iniciativë, duke theksuar se kjo nuk është çështje politike, por një hap i domosdoshëm për funksionalizimin e RTK-së dhe mirëqenien e punonjësve të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *