Ambasadori Hill: Thaçi s’kishte kontroll mbi UÇK-në në Hagë

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, u pyet për takimin e tij të parë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai kujton se ndonëse kishte prani të ushtarëve të armatosur të UÇK-së, ai kërkoi që armët të lihen jashtë vendit të takimit për të vazhduar bisedimet. Hill përmendi se nuk iu krijua përshtypja se Thaçi ishte lider ushtarak, pasi ai fliste me qetësi dhe dukej më i përshtatshëm për një ambient universitar.

Gjithashtu, Hill theksoi se nuk kishte ndonjë bazë për të menduar se Thaçi kishte kontroll të plotë në atë kohë. Këto deklarata u transmetuan nga Klankosova.tv, duke pasqyruar pikëpamjet e Hill rreth takimit të tij me Thaçin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *