Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se kufizimet për vizitat e paprivilegjuara ndaj Hashim Thaçit do të mbeten në fuqi në kuadër të çështjes “Thaçi dhe të tjerët”, që lidhet me akuzat për administrimin e drejtësisë.
Gjykatësja e Procedurës Paraprake, Marzhori Masëlo, në një vendim të fundit, ka vlerësuar se këto kufizime janë ende të domosdoshme për të parandaluar zbulimin e mundshëm të informacionit konfidencial që mund të dëmtojë dëshmitarët. Ajo theksoi se masat janë të përshtatshme dhe respektojnë të drejtat e të akuzuarit.
Kufizimet rishikohen çdo tre muaj bazuar në raportet nga Administratorja e Dhomave të Specializuara. Raporti i ardhshëm pritet të publikohet më 24 nëntor 2025.
Ky vendim konfirmon angazhimin për të ruajtur integritetin e procesit gjyqësor dhe mbrojtjen e dëshmitarëve.

Leave a Reply