Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë.
Ky vendim u mor pas raportimeve për parregullsi, ku disa fletëvotime kishin numra serikë të ndryshëm, çka ka ngritur dyshime për gabime teknike apo manipulim të qëllimshëm. Komisionerët e votimit kanë ndërprerë procesin për të shmangur çdo dyshim.
Për të sqaruar situatën, pritet një përgjigje zyrtare nga kompania që ka shtypur fletëvotimet, e cila do të konfirmojë nëse kemi të bëjmë me një gabim teknik apo manipulim. Varësisht nga përgjigja e marrë, do të vendoset për hapat e mëtejshëm.

Leave a Reply