Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë sot në një forum të rëndësishëm që shënon 25 vjetorin e kontributit të grave në paqe dhe siguri në Kosovë.
Gjatë këtij eventi, u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së grave në procese kyçe për ndërtimin e paqes. Në fjalimin e saj, Osmani nënvizoi se, pavarësisht sfidave të kaluara gjatë luftës, Kosova ka treguar aftësinë e saj për të kontribuar në fushën e paqes dhe sigurisë.
Ajo vuri në pah se historia e Kosovës, e ndërtuar mbi sakrificat dhe angazhimin e grave dhe burrave, është kthyer në simbol frymëzimi për shumë vende të tjera. Presidentja theksoi se përvoja e Kosovës në tejkalimin e vështirësive dhe në ringritjen nga e kaluara është një shembull që ndan me botën çdo ditë, duke kontribuar kështu në forcimin e paqes globale.

Leave a Reply