Dëshmitarët e fundit të mbrojtjes dëshmojnë javën tjetër në Speciale

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se seancat gjyqësore për ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të vazhdojnë këtë dhe javën e ardhshme, me dëshminë e fundit të dëshmitarëve të Mbrojtjes.

Javën e kaluar, ish-ambasadori amerikan Christopher Hill filloi dëshminë e tij të hënën, 10 nëntor, ndërsa një tjetër dëshmitar pritet të dëshmojë deri në fund të javës. Ndërkohë, ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, është parashikuar të dëshmojë nga e marta e ardhshme, 18 nëntor, dhe seancat për dëshminë e tij do të vazhdojnë më 19 dhe 20 nëntor, ndërsa 21 nëntori është caktuar si ditë rezervë.

Seancat e javës së ardhshme janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 dhe do të jenë kryesisht të hapura për publikun. Ato do të transmetohen në shqip, serbisht dhe anglisht përmes faqes së internetit të DHSK-së, me një vonesë prej 45 minutash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *