Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është shpallur vendimi ndaj Shaqir Lutvijës, i cili është dënuar me 10 vite burg për krime lufte.
Gjatë seancës fillestare më 17 shtator 2024, Lutvija deklaroi pafajësinë e tij për akuzat që i janë ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 4 shtator 2024. Sipas aktakuzës, Lutvija, në rolin e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor të Prizrenit, akuzohet se gjatë viteve 1998-1999, në bashkëkryerje me forcat policore serbe, ka kryer veprime represive si vrasje, arrestime dhe trajtime çnjerëzore ndaj popullatës civile shqiptare.
Dëshmitarët Murat Kabashi, Elmi Gashi dhe të tjerë kanë dëshmuar se nga 28 shtatori deri më 7 tetor 1998, Lutvija, së bashku me të tjerë, ka ndërmarrë një fushatë arrestimi dhe torturimi në burgun e Prizrenit, ku viktimat janë trajtuar mizorisht. Si pasojë, R.J.
humbi jetën, ndërsa disa dëshmitarë pësuan lëndime të rënda trupore.

Leave a Reply