Gjatë vizitës së saj në Jakarta të Indonezisë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua me Presidentin e Timorit Lindor, José Ramos-Horta, i cili është fitues i Çmimit Nobel për Paqen.
Jahjaga e shfrytëzoi rastin për të falënderuar Ramos-Hortën për njohjen e pavarësisë së Kosovës gjatë mandatit të saj presidencial. Në një postim në Facebook, Jahjaga ndau detaje nga takimi, ku kërkoi mbështetje për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera të Azisë Juglindore, përfshirë Filipinet, Vietnamin, Kamboxhian, Sri Lankën dhe Mianmarin.
Ajo theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare, duke nënvizuar se këto janë thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës në arenën globale.

Leave a Reply