Procesi i verifikimit të rezultateve zgjedhore ka rifilluar në Mitrovicën e Jugut, konfirmoi zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai bëri të ditur se ky proces ka nisur në orën 16:20 dhe po vijon në Qendrën Komunale të këtij qyteti. Numërimi po zhvillohet në dhjetë tavolina, duke siguruar një proces të rregullt të verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve.
Ky zhvillim vjen pas një ndërprerjeje të përkohshme dhe është pjesë e përpjekjeve për të garantuar transparencë dhe saktësi në procesin zgjedhor.

Leave a Reply