Në Mitrovicë ka nisur sërish procesi i numërimit në Qendrën e Numërimit, pas urdhërit të Prokurorisë Themelore.
Gazetari Oqean Demaku, i pranishëm në vendin e ngjarjes, ka konfirmuar se problemi i njëjtë po vazhdon. Konkretisht, është vërejtur se numrat serikë të fletëvotimeve nuk përputhen me numrat serikë të klasës.
Kjo situatë, e cila është vërejtur që dje, është ende e pranishme edhe sot. Nuk është e qartë nëse ky problem do të shkaktojë një ndërprerje tjetër të procesit të numërimit.

Leave a Reply