Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, për çështje që lidhen me kontraktimin e rezervave shtetërore.
Ministrja Hajdari e ka konfirmuar këtë zhvillim përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, duke njoftuar se do të bëjë një deklaratë më të detajuar për mediat sapo ta ketë marrë dokumentin e plotë të aktakuzës. Ajo ka shprehur kënaqësinë e saj për punën e bërë në sigurimin e rezervave shtetërore gjatë periudhës së vështirë të muajve shkurt dhe mars 2022.
Hajdari theksoi se ndihet krenare për përpjekjet që ka bërë në garantimin e produkteve esenciale për qytetarët. Në një zhvillim të mëparshëm, janë publikuar audio-incizime që zbuluan një skandal të rëndësishëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, lidhur me porositë njëburimore për rezervën shtetërore gjatë pandemisë, ku një pjesë e mallrave si mielli, sheqeri dhe vaji nuk arritën në destinacion.

Leave a Reply