Kryeministri i përkohshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur urimet e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Veteranëve.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti vlerësoi lartë shërbimin dhe sakrificat e bërë nga pjesëtarët e Forcave të Armatosura të SHBA-së. Ai theksoi se përkushtimi i tyre ndaj lirisë, paqes dhe demokracisë ka forcuar vlerat e përbashkëta dhe ka mbështetur partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve.
Në këtë ditë të veçantë, Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit global.

Leave a Reply