Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, shprehu mendimin se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka interes për të formuar qeverinë.
Haradinaj tha se nëse do të kishte interesim nga kjo lëvizje, ata do të kishin arritur të siguronin numrat e nevojshëm. Ai theksoi se partia e tij ka ofruar votat pa kushte për të mbështetur formimin e qeverisë dhe i kanë sugjeruar ish-kryeministrit dhe kryeministrit në detyrë të propozojnë një kandidat për kryeparlamentar që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit.
Sipas Haradinajt, Vetëvendosja nuk ka shfaqur interes për të krijuar qeveri që nga 15 prilli deri më sot. Në lidhje me situatën aktuale, Haradinaj sugjeroi formimin e një qeverie kalimtare.
Ai propozoi që liderët e forcave parlamentare të jenë pjesë e një ekzekutivi gjashtëmujor, duke theksuar se nuk do të ishte një qeveri teknike, por një qeveri kalimtare me përfshirje të figurave civile të kualifikuara.

Leave a Reply