Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit të përkohshëm, Albin Kurti, duke e akuzuar për keqpërdorime financiare dhe mungesë të transparencës në administrimin e qeverisë.
Bajrami ka theksuar se Kurti ka marrë vendime për blerje të fshehta të produkteve bazë si mielli dhe vaji. Ajo gjithashtu pretendon se janë realizuar mbi 3 mijë tenderë sekretë me një vlerë totale prej 240 milionë eurosh.
Po ashtu, ajo akuzon qeverinë për lejimin e një mafieje energjetike që ka importuar energji në vlerë prej rreth 800 milionë eurosh. Në deklaratat e saj, Bajrami shpreh habi për faktin që Kurti nuk është pjesë e ndonjë aktakuze, duke theksuar se ky është një shqetësim për të dhe për të gjithë ata që kanë në zemër interesat e Republikës.

Leave a Reply