Dilemat e Arian Tahirit: 200-300 vetura me targa ’01’ natën vonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka shprehur shqetësime për një situatë të pazakontë në qytet, një ditë para zgjedhjeve.

Në emisionin ‘Debat Plus’, Tahiri theksoi se ka raportuar në Policinë e Kosovës për praninë e shtuar të makinave me targa ’01’ në Mitrovicë. Ai vuri në dukje se të shtunën kishte lëvizje të pazakonta, me një numër të madh makinash ’01’ që qarkullonin nëpër rrugët dhe lagjet e qytetit, një fenomen që nuk ishte parë më parë, përveçse gjatë ndeshjes së Kosovës me Haitin.

Tahiri shtoi se praninë e tyre e konsideron si një formë presioni, duke pyetur përse kishte deri në 300 makina të tilla deri në orën katër të mëngjesit. Edhe pse nuk ofroi prova konkrete për ndonjë veprim të paligjshëm, ai theksoi se vetë prania e tyre ishte shqetësuese dhe ngriti dyshime për qëllimet e tyre të mundshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *