Policia Ndërhyn pas Tentativës së Qytetarëve për T’u Afruar te Qendra e Numërimit

Një grup qytetarësh u mblodh pranë Qendrës së Numërimit të Votave në Mitrovicën e Jugut, por Policia e Kosovës i pengoi ata të afrohen, duke i kërkuar të largohen nga zona.

Ish-drejtori i administratës së Komunës së Mitrovicës së Jugut, Gëzim Stavileci, apeloi për qetësi dhe u kërkoi qytetarëve që të mos ushtrojnë presion. Ndërkohë, disa prej qytetarëve të pranishëm shprehën dëshirën e tyre për rivotim, drejtësi dhe dënim të personave përgjegjës për keqpërdorim, duke brohoritur slogane në favor të këtyre kërkesave.

Pas kësaj, ata u larguan nga vendi i ngjarjes. Aktualisht, në Qendrën e Numërimit po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave, i cili rifilloi si rezultat i një urdhri nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Ky proces ishte ndërprerë më herët për shkak të dyshimeve për keqpërdorime gjatë numërimit të votave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *