Presidentja Osmani shpreh ngushëllime Erdoganit për incidentin ajror

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe popullin e Turqisë pas rrëzimit të një avioni ushtarak.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani theksoi mbështetjen e Kosovës për Turqinë në këtë periudhë të vështirë. Një avion ushtarak turk C-130, që transportonte të paktën 20 persona, u rrëzua në Gjeorgji të martën, pas ngritjes nga Azerbajxhani.

Detajet mbi numrin e viktimave dhe shkakun e aksidentit nuk u bënë menjëherë të ditura, raportoi Reuters. Pamjet e para nga vendngjarja afër kufirit me Azerbajxhanin tregonin mbetje të avionit, me pjesë të tij që ende digjeshin dhe tym të zi që ngrihej lart.

Kosova qëndron pranë Turqisë si aleat në këtë moment sfidues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *