58-vjeçari humb jetën në aksident në rrugën Rahovec-Suharekë

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën që lidh Rahovecin me Suharekën, në fshatin Dobërdelan, ku një person ka humbur jetën.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi ngjarjen dhe detajoi se aksidenti përfshiu një automjet dhe një kamion. Sipas Bytyqit, viktima është një burrë 58-vjeçar, drejtues i automjetit, i cili ndërroi jetë në vend.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere, ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Forcat policore arritën shpejt në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Bytyqi apeloi për respektimin e rregullave të trafikut për të parandaluar ngjarje të tilla dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *