Roli i fshehtë i AKI-së në aferën e Rezervave Shtetërore zbulohet

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) është përfshirë në një skandal me rezervat shtetërore, ku sipas Prokurorisë Speciale, kontratat e blerjes u klasifikuan si sekrete, përkundër kërkesave ligjore për tenderim të hapur.

Ministrja Rozeta Hajdari, ish-zëvendëssekretari Irfan Lipovica dhe drejtori Hafiz Gara janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare. Dokumentet hetimore tregojnë se AKI ka rekomanduar fshehtësinë e kontratave, ndërsa zyrtarët e MINT-it pranuan se vepruan sipas këtij udhëzimi pa pasur certifikata sigurie.

Lipovica dhe Gara kanë refuzuar të japin detaje, duke u thirrur në klasifikimin sekret të çështjes. Hajdari gjithashtu nuk ka dhënë dëshmi, duke e justifikuar këtë me vendimin qeveritar për klasifikimin e dosjes si sekret.

Përpos dënimeve të mundshme deri në 10 vjet burg për keqpërdorim dhe tre vjet për zbulim të fshehtësisë, veprimet e të pandehurve kanë shkaktuar dëm prej rreth 3 milionë euro për buxhetin e shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *