Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, akuzohet për përdorim të gjuhës ofenduese dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ministrisë, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale.
Hafiz Gara, i akuzuar në këtë çështje, ka pohuar se ishte quajtur “idiot” nga ministrja gjatë takimeve të tyre, ndërsa prokurorët Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi kanë ngritur këtë aktakuzë. Ermal Kutllovci, një dëshmitar tjetër, ka rrëfyer se gjatë një takimi me Hajdarin, ajo kishte përdorur fjalë të rënda pas alarmit për shkelje ligjore.
Kutllovci, që nuk pranoi të nënshkruante një deklaratë konfidencialiteti, u kërcënua me burg dhe u largua nga puna, por më vonë u rikthye me vendim të Këshillit të Pavarur Civil. Ekrem Avdyli, zyrtar në MINT, tregoi se Hajdari e kishte kërcënuar me largim nga puna.
Ndërkohë, Enver Hajrullahu, që refuzoi të nënshkruante fatura pa kontratë, gjithashtu u përball me ofendime. Konflikti me zv/sekretarin Arbër Gegaj përfundoi me dorëheqjen e këtij të fundit pas një debati verbal me ministren.

Leave a Reply