Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, zhvilloi një takim me drejtuesit e organizatës joqeveritare Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE).
Në këtë takim morën pjesë Drejtori Ekzekutiv, Isak Skenderi dhe Nëndrejtorja Ekzekutive, Vesa Batalli. Diskutimet u përqendruan në krijimin e strategjive të përbashkëta për mbështetjen e komuniteteve joshumicë, duke përfshirë luftën kundër diskriminimit, promovimin e bashkëjetesës, nxitjen e punësimit dhe edukimit, si dhe sensibilizimin për përfshirje më të madhe.
Zëvendëskryeministri Bislimi vuri në dukje angazhimin e qeverisë për të promovuar projekte që synojnë rritjen e punësimit dhe përfshirjen e minoriteteve në proceset vendimmarrëse. VoRAE është e përkushtuar ndaj drejtësisë shoqërore dhe barazisë, duke zbatuar iniciativa për përfshirjen institucionale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në fusha si arsimi, punësimi, strehimi dhe pjesëmarrja politike, në bashkëpunim me donatorët dhe institucionet evropiane.

Leave a Reply