Memli Krasniqi largohet nga drejtimi i PDK-së

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pritet të japë dorëheqjen nga posti i tij udhëheqës gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së partisë.

Burimet e gazetës Nacionale tregojnë se ky vendim është pasojë e mosrealizimit të objektivave të PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale. Si rezultat, do të hapet rruga për një konventë të re zgjedhore brenda partisë.

PDK-ja arriti të fitojë në gjashtë komuna, duke përfshirë Prizrenin, Ferizajn, dhe Skenderajn. Megjithatë, humbja e Drenasit dhe Mitrovicës është vlerësuar si një dështim për partinë.

Pas takimit të Kryesisë, Krasniqi do të informojë publikun përmes një konference për media. Kujtojmë se më 3 korrik 2021, ai u emërua kryetar i PDK-së, duke marrë 469 vota pro dhe vetëm 7 kundër në konventën zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *