VV dhe PDK debatojnë për gabimet në fletëvotimet komunale

Në KQZ ka pasur mosmarrëveshje mes përfaqësuesve të PDK-së dhe VV-së lidhur me gabimet në fletëvotime në disa komuna.

Sipas Alban Krasniqit të VV-së, gabime në fletëvotime janë evidentuar jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në Gjakovë dhe komuna të tjera ku është mbajtur balotazhi. Ai theksoi se problematika është më e gjerë se sa është raportuar fillimisht.

Kreshnik Radoniqi, kryetari i KQZ-së, deklaroi se do të shqyrtohen mostrat për të konfirmuar nëse gabimi i shtypjes është i njëjtë në të gjitha rastet. Ai shtoi se raporti do të paraqitet edhe në prokurori pasi çështja tashmë është në duart e tyre dhe do të shërbejë gjithashtu për PZAP.

Nga ana tjetër, Ilir Krasniqi i PDK-së mohoi se ka raportime për probleme të tilla në komuna të tjera, duke theksuar se çështja është shfaqur vetëm në Mitrovicë. Megjithatë, Alban Krasniqi nga VV përsëriti se gabime janë hasur edhe në Gjakovë.

Sami Kurteshi nga VV propozoi krijimin e një komisioni për të hetuar më tej këtë çështje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *