Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, Arianit Elshani, ka mohuar pretendimet e disa zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë publikuar të dhëna me gabime në kodet serike që nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Elshani theksoi se nuk ka ende një raport zyrtar të pranuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Ai sqaroi se gjatë procesit të numërimit janë bërë kopje të fletëvotimeve për të siguruar saktësinë e çdo votimi.
Sipas tij, informacionet rreth numrit të fletëvotimeve me kode të ndryshme mbeten të pasakta dhe të pa verifikuara. Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë u gjetën dhjetëra fletëvotime me numra serikë të çrregullt, ku një pjesë e madhe përmbante vota për Faton Pecin.
Në këtë situatë, PDK-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e tjerë të koalicionit kanë kërkuar rivotim në Mitrovicë.

Leave a Reply