Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe drejtori i Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sami Gashi, pritën në takim Giovanni Pietro Barbano, shefin e misionit EULEX.
Sipas një njoftimi për media, biseda u fokusua në sukseset e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm midis dy palëve. Gjatë takimit, Barbano vlerësoi punën dhe angazhimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës, duke theksuar përkushtimin e stafit dhe përmirësimet e vazhdueshme në këtë institut.
Pas diskutimeve, Dibrani dhe Barbano vizituan disa nga hapësirat e institucionit, përfshirë ato për trajtimin e personave me nevoja të veçanta. Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, vizita ishte pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me EULEX-in, me synimin për të forcuar standardet dhe praktikat profesionale brenda sistemit korrektues në vend.

Leave a Reply