Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje ka raportuar për një anomali në Qendrën e Numërimit të votave në Mitrovicë, ku janë zbuluar 75 fletëvotime me numra serikë të papërputhur.
Sipas tij, 43 prej këtyre fletëvotimeve rezultojnë të papërdorura. Ndërkohë, nga fletëvotimet e përdorura, 17 janë për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe 10 për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
Manxhuka e ka përshkruar situatën si një “bumerang të radhës”, duke nënvizuar problemin me numrat serikë. Ai po ashtu ka theksuar se pesë fletëvotime të përdorura nuk kanë numër serik.
Ky problematikë është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, duke ngritur shqetësime për procesin zgjedhor në atë zonë.

Leave a Reply