Progres i Shpejtë në Rrugën Kërpimeh-Bajgorë për Lidhjen Podujevë-Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpëjtim Bulliqi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se po kryhen punime intensive në rrugën që lidhë Kërpimehin me Bajgorën.

Ky segment rrugor është i rëndësishëm pasi shërben si lidhje midis Podujevës dhe Mitrovicës. Bulliqi theksoi se projekti është afër përfundimit dhe do të sigurojë një qasje më të lehtë dhe më të sigurtë për banorët e zonës, si dhe për të gjithë qytetarët që kalojnë aty.

Përmirësimi i infrastrukturës pritet të lehtësojë komunikimin dhe të rrisë sigurinë e udhëtimit në këtë zonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *