Kurti rrezikon paraburgim 6-mujor nëse refuzon dëshminë

Avokati Skender Musa ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të detyrohet të paraqitet në Gjykatë për të dhënë dëshmi në lidhje me çështjen e Rezervave Shtetërore.

Sipas tij, aktakuza e thërret Kurtin si dëshmitar, dhe në rast se ai refuzon të bashkëpunojë, mund të detyrohet të paraqitet me forcë. Musa thekson se Gjykata është e detyruar të thërrasë Kurtin, dhe nëse ai nuk i përgjigjet thirrjes, mund të bëhet shoqërimi i tij nga Policia.

Në rast se ky veprim nuk sjell rezultat dhe Kurti vazhdon të refuzojë dhënien e dëshmisë, ai mund të përballet me paraburgim deri në gjashtë muaj. Avokati thekson rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe shpreh besimin se vendi ka kapacitetet për ta detyruar edhe një kryeministër të respektojë proceset gjyqësore, duke dhënë kështu një shembull për të gjithë.

Këto komente Musa i bëri gjatë emisionit “Rubikon”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *