Cakolli denoncon vendimin e Ramës për biletat e autobusëve: Shfrytëzim i burimeve publike për përfitime elektorale

Eugen Cakolli nga KDI ka ndarë në Facebook vendimin e Komunës së Prishtinës, të marrë nga Kryetari Përparim Rama, për ofrimin e biletave falas për autobusët urbanë për disa kategori nga një tetori. Ai ka shprehur se ky veprim është marrë gjatë fushatës dhe cenon garën elektorale.

“Abuzimi me resurset publike për vota është cenim i garës së barabartë zgjedhore, kurdo, kudo dhe nga kushdo që ndodh.” – ka shkruar Cakolli ndër të tjera.

Në fillim, ky vendim duket i drejtë dhe i dobishëm, por fakti që miratohet gjatë periudhës elektorale dhe hyn në fuqi vetëm 12 ditë para zgjedhjeve, e bën atë një vendim të pastër elektoral.

Për më tepër, ky është një shembull i qartë i shfrytëzimit të resurseve publike për qëllime elektorale – një praktikë që partia aktuale në kryeqytet e ka kritikuar ndaj partisë në pushtet qendror gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abuzimi me resurset publike për vota është cenim i garës së barabartë zgjedhore, kurdo, kudo dhe nga kushdo që ndodh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *