Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Kushtrim Ahmeti, priti ambasadorin e ri të Bangladeshit në Kosovë, Muhammad Zylqar Nain, së bashku me konsullin Tanvir Kabir.
Takimi u zhvillua në praninë e disa bizneseve anëtare. Gjatë këtij takimi, Ahmeti prezantoi aktivitetet e Dhomës ndër vite dhe theksoi dëshirën për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me Bangladeshin.
Ai sugjeroi që Kosova të adoptojë praktika të suksesshme nga Bangladeshi, veçanërisht në fushën e punësimit të grave dhe mbështetjes për bizneset e vogla. Ahmeti propozoi gjithashtu krijimin e një kanali komunikimi për shkëmbim përvojash dhe ndërlidhje biznesesh mes dy vendeve.
Ambasadori Nain shprehu mirënjohjen për pritjen dhe diskutimet e frytshme, duke deklaruar gatishmërinë e tij për të mbështetur iniciativa që do të përmirësojnë zhvillimin ekonomik. Ndërkohë, bizneset anëtare ndanë sfidat e tyre, veçanërisht në gjetjen e punëtorëve, dhe sugjeruan zgjidhje të mundshme për këtë problem.

Leave a Reply