Durkee në Gjykatën e Hagës: Nuk kam lexuar aktakuzën

Michael Durkee, ish-këshilltari politik i Wesley Clark, dëshmoi në Hagë duke theksuar se nuk ka lexuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku ai është dëshmitar.

Gjatë pyetjeve nga prokurorja Silvia D’Ascoli, Durkee deklaroi se nuk ka dijeni për krimet që u atribuohen të akuzuarve nga Gjykata Speciale. Durkee pranoi se ka dëgjuar për raporte të krimeve të supozuara nga UÇK-ja gjatë viteve 1998-1999, përfshirë edhe ato që lidhen me Qendrën e Ndalimit të administruar nga UÇK-ja.

Në takimin me Thaçin në Mons, Belgjikë, Durkee tha se Thaçi ishte identifikuar vetëm si udhëheqës i Drejtorisë Politike të UÇK-së. Dëshmitari shprehu se nuk kishte njohuri të thelluara për strukturën apo themeluesit e UÇK-së, dhe as për rolin e Thaçit në furnizimin me armë apo ngjarjet e korrikut 1998.

Ai gjithashtu nuk ishte i informuar për lëshimin e raporteve nga zonat operative të UÇK-së drejtuar Shtabit të Përgjithshëm, duke nënvizuar se njohuritë e tyre ishin të kufizuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *