KQZ fillon vlerësimin e votave të diasporës, numërimi vjen më pas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e verifikimit dhe vlerësimit të votave të diasporës për zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetarët e 18 komunave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se më shumë se 13,000 pako të supozuara me fletëvotime janë tërhequr nga kutitë postare në 22 shtete të ndryshme. Ky proces ka për qëllim të konfirmojë nëse pakot janë dërguar nga shtetasit e regjistruar jashtë Kosovës.

Elezi theksoi se procesi i vlerësimit ka nisur të enjten në mesditë dhe se pas kësaj faze do të pasojë numërimi i votave. Ai nënvizoi se këto pako konsiderohen të supozuara, pasi ende nuk është e qartë nëse përmbajnë fletëvotime dhe nëse janë dorëzuar nga votues të regjistruar.

Gjatë periudhës së regjistrimit për votim jashtë vendit, që zgjati nga 23 korriku deri më 29 gusht 2025, u regjistruan rreth 29,725 votues për këtë proces zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *