Prenkaj: Mandatimi i Konjufcës nga Presidentja shkel Kushtetutën

Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, ka shprehur kritika ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të mandatuar Glauk Konjufcën në formimin e Qeverisë, pavarësisht mungesës së votave të nevojshme.

Në një intervistë për RTV21, Prenkaj sugjeroi që partitë parlamentare mund të sfidojnë këtë veprim në Gjykatën Kushtetuese. Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese e vitit 2014 ka përcaktuar qartë se qeverinë mund ta formojë vetëm partia apo koalicioni që siguron numrin e duhur të votave.

Prenkaj argumentoi se mandati i Konjufcës është një strategji për të fituar kohë në “peshkimin” e votave të deputetëve. Ai vuri në dukje se LVV-ja, ndonëse fitoi zgjedhjet, nuk ka votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë pa bashkëpunim me një parti tjetër parlamentare.

Prenkaj e cilësoi situatën si jo kushtetuese dhe ftoi partitë politike të veprojnë për të zgjidhur këtë çështje nëpërmjet gjykatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *