Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar për RTV21 se rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve pritet të shpallen javën e ardhshme.
Kjo do të ndodhë pasi të përfundojë numërimi i votave të diasporës, votave me postë dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara. Sipas Elezit, fillimisht do të numërohen votat nga jashtë vendit, votat e kushtëzuara dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Ai shtoi se duhet të zgjidhen edhe çështjet e paraqitura në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). KQZ-ja ka planifikuar që rezultatet e balotazhit të shpallen në një kohë më të shkurtër, por kjo varet nga përmbushja e të gjitha procedurave të përmendura.

Leave a Reply