Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka theksuar se nuk ekziston një shumicë parlamentare për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Në një konferencë për media, ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejt të jetë e mundur. Rukiqi u shpreh se Kosova po përballet me një bllokadë, ku institucionet nuk funksionojnë normalisht.
Ai theksoi se LDK nuk do të japë votë për asnjë qeveri, duke e parë si një taktikë për të fituar kohë, por jo një përpjekje serioze për krijimin e një shumice. Sipas tij, në konstelacionin aktual nuk ka shumicë politike dhe pa një marrëveshje politike, LDK nuk do të mbështesë asnjë qeveri.
Ai përfundoi duke thënë se pret që blerja e kohës nga partia e VV-së të përfundojë dhe të caktohet data e zgjedhjeve, në mënyrë që secili subjekt politik të matë forcat e veta në zgjedhje.

Leave a Reply