Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pritur sot në zyrën e saj një grup të përbërë nga gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të rangut të lartë, që përfaqësojnë 16 shtete të ndryshme, si dhe përfaqësues nga mbi 30 akademi ushtarake nga disa kontinente, përfshirë Evropën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Afrikën.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Osmani bëri të ditur se qëllimi i vizitës së tyre ishte pjesëmarrja në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), një ngjarje që po zhvillohet për herë të parë në Kosovë. Presidentja theksoi se ky moment është i rëndësishëm për vendin dhe reflekton jo vetëm arritjet e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rritjen e rolit të Kosovës në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ajo shprehu krenarinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimin ushtarak me aleatët.

Leave a Reply