Vuçiqi sinjalizon tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet afrikane

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se është duke punuar për të siguruar që më shumë vende afrikane të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se detaje të reja lidhur me këtë çështje do të jenë të disponueshme në tetor.

Ai e bëri këtë deklaratë në Nju Jork, ku po merr pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar për përpjekjet e vendeve afrikane për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, siç raporton agjencia “Tanjug”.

“Po punoj për këtë. Do të keni informacione të reja shumë shpejt në tetor. Veçse kemi realizuar diçka”, theksoi Vuçiqi.

Presidenti serb shtoi se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është i informuar mirë për situatën në të cilën ndodhen serbët në Kosovë, sipas raporteve të UNMIK-ut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *