Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, banorët e zonës Krastë kontaktuan policinë pasi vërejtën trupin e një gruaje në lumin Shkumbin.
Për shkak të errësirës, palombarët nuk mundën të veprojnë menjëherë, prandaj u angazhuan 7 zjarrfikës dhe 10 policë për ta nxjerrë trupin nga uji. Gruaja, e cila është rreth 40 vjeç dhe ende e paidentifikuar, dyshohet të ketë pasur probleme me shëndetin mendor.
Trupi i saj u transportua në morgun e Elbasanit, por deri më tani asnjë i afërm nuk ka kërkuar informacion. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar më shumë rreth identitetit të saj dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply