Tahiri: Hamza kandidat për kryeministër të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Bedri Hamza do të drejtojë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Hamzës si kryetar të PDK-së. Ai e ka cilësuar këtë hap si një lëvizje kyçe për të rikthyer PDK-në në krye të skenës politike vendase.

Partia Demokratike e Kosovës pritet të organizojë Konventën e saj të hënën e ardhshme, ku do të vendoset për liderin e ri të partisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *