Policia e Kosovës po heton dy raste vdekjesh të dyshimta të ndodhura brenda 24 orëve të fundit.
Një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Prizren, ndërsa rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor arritën në vendngjarje, duke konfirmuar vdekjen e saj.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur në Gjilan ku një burrë u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.
Edhe në këtë rast, njësitë policore dhe ekipi mjekësor konfirmuan vdekjen pas mbërritjes në vendin e ngjarjes. Prokurori urdhëroi që trupi i tij të dërgohej për autopsi, ndërsa provat materiale u sekuestruan për hetime të mëtejshme.
Këto raste janë pjesë e raportit 24-orësh të policisë.

Leave a Reply