Rriten pensionet nën Qeverinë Kurti, thotë Murati

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se pensionet do të procesohen me rritje duke filluar nga sot.

Ai theksoi se Qeveria Kurti ka bërë përmirësime të ndjeshme në rritjen e pensioneve krahasuar me qeveritë e mëparshme. Pensioni Bazik, i cili ishte 90 euro në muaj në fillim të mandatit, tani është rritur në 150 euro në muaj, duke shënuar një rritje prej 67 për qind.

Një ndryshim i ngjashëm është bërë edhe për Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat ishin 75 euro dhe tani kanë arritur në 150 euro në muaj, që përfaqëson një rritje prej 100 për qind. Përveç këtyre, është zgjeruar edhe mbështetja për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe janë rritur pensionet invalidore dhe ato familjare.

Këto ndryshime reflektojnë përkushtimin e qeverisë për të përmirësuar mirëqenien e pensionistëve dhe grupeve të tjera të ndjeshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *