Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK-së, ka deklaruar se partia e tij nuk do të mbështesë Glauk Konjufcën, kandidatin e dytë nga VV për formimin e qeverisë.
Muhaxheri e cilëson këtë mandatim si një përpjekje për të fituar kohë dhe thotë se që në fillim duhet të ishte shkuar në zgjedhje. “Nga fillimi është dashur të shkojmë në zgjedhje,” ka theksuar ai për RTV21, duke shtuar se VV ka marrë kohë shtesë për të provuar formimin e qeverisë.
Sipas tij, kjo është një përpjekje për të fituar kohë dhe për të krijuar drama. Konjufca është mandatuar nga Presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor, pasi Albin Kurti nuk arriti të formojë qeverinë.
Ai ka afat deri të mërkurën për të siguruar 61 votat e nevojshme. Osmani ka shprehur besim se VV dhe Konjufca mund t’i arrijnë këto vota.
Kurti ka theksuar se 56 vota janë të sigurta për Konjufcën, ndërsa numri i saktë do të dihet në seancën plenare. Për formimin e qeverisë së re, kërkohen gjithsej 61 vota.

Leave a Reply