Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Pejës, ka bërë publike emrat e tre personave të kërkuar për arrestim.
Këta individë janë në kërkim për disa vepra penale, duke përfshirë posedimin e paautorizuar të armëve dhe lëndim të lehtë trupor. Personat e shpallur në kërkim janë: Ismet (Rexhep) Kelmendi, Valtrim (Shefqet) Kelmendi, dhe Premton (Megjid) Berisha, të gjithë të lindur në vitin 2005 në Pejë.
Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar këta individë, duke i inkurajuar që çdo informacion që kanë ta ndajnë me policinë. Qytetarët mund të raportojnë informacione përmes telefonit në numrat 192 dhe 0800 19999 (pa pagesë), ose të kontaktojnë drejtpërdrejt Drejtorinë Rajonale në Pejë në numrin 039 432 327.
Gjithashtu, email-et e kontaktit janë në dispozicion për çdo denoncim.

Leave a Reply