Vlora Çitaku kritikon Hajdarin për mungesë kontributi politik

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër ministren në detyrë Rozeta Hajdari, duke e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Çitaku ka deklaruar se Hajdari po e përdor politikën si mburojë për problemet që ka me drejtësinë, në një kohë kur akuzat ndaj saj janë për abuzim të konsiderueshëm me fondet shtetërore gjatë kohës që ajo ishte ministre. Sipas Çitakut, Hajdari nuk ka treguar ndonjë ndikim të rëndësishëm politik apo kontribut të veçantë në fushën e saj.

Ajo ka shtuar se Hajdari është instrumentalizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe në vend që të përballet me akuzat, ajo po sulmon Prokurorinë dhe përfshin Shërbimin Informativ të Kosovës në çështjen e saj. Çitaku ka theksuar se askush, përfshirë Hajdarin dhe të tjerët që mund të kenë dhënë urdhra, nuk është mbi ligjin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *